• 5 vezë
• 375 g arra
• 250 g miell
• 1 lugë e rrafshët me sodë buke
Metoda:
Copëtojeni çokollatën në copa të mëdha
dhe shkrijeni në banjëmari. Përzieni së
bashku gjalpin, sheqerin, vaniljen, kripën
dhe ujin, dhe shtoni vezët dhe çokollatën
e shkrirë. Grijini trashë arrat, shtoni
miellin dhe sodën e bukës dhe përziejini
të gjitha në masën e çokollatës. Shtroni
letër gatimi në një tavë të thellë, hidhni
masën e përgatitur dhe sheshojeni.
• Koha në pajisje (min): 50
• Pozicioni i raftit: 3
Pas pjekjes:
Lëreni të ftohet, hiqni letrën e gatimit dhe
priteni në kuadrate.
7.3 Kek me kapuçino:
Për 4-6 veta.
Për përzierjen:
• 100 g gjalpë i zbutur
• 90 g sheqer
• 2 të verdha vezësh
• farat e një bishtaje vaniljeje
• 2 lugë gjelle me kafe të çastit (të
shkrirë në 50 ml ujë të nxehtë)
• 2 të bardha veze
• 50 g miell
• 50 g miell misri
• ½ lugë kafe sodë buke
Për salcën:
• 250 ml lëng portokalli
• 50 g sheqer
• pak kanellë
• 20 ml liker portokalli
Për ta përfunduar:
• 200 ml krem i rrahur për zbukurim
Tjetër:
• 6 tasa ose kupa të vogla të lyera me
gjalpë
Metoda:
Rrihni gjalpin, sheqerin, të verdhat e
vezëve, farat e një bishtaje vanilje dhe
përziejini më pas në kafen e shkrirë.
Rrihni të bardhat e vezëve. Siteni miellin,
miellin e misrit dhe sodën e bukës dhe
shtojeni përzierjen në shtresa me të
bardhat e vezëve dhe kthejeni.
Përzierjen vendoseni brenda tasave ose
kupave të vogla të lyera me gjalpë.
• Koha në pajisje (min): 40
• Pozicioni i raftit: 2
Pas pjekjes:
Hidheni lëngun e portokallit, sheqerin,
kanellën dhe likerin e portokallit në një
tenxhere dhe lëreni mbi zjarr derisa të
bëhet si shurup. Kthejini kekët e ngrohtë
mbi një pjatë ëmbëlsirash, zbukurojeni
me shurup dhe krem.
7.4 Kek me karota:
Përbërësit për përzierjen:
• 150 ml vaj luledielli
• 100 g sheqer kaf
• 2 vezë
• 75 g shurup
• 175 g miell
• 1 lugë kafeje kanellë
• ½ lugë kafeje xhenxhefil të grirë
• 1 lugë e rrafshët me sodë buke
• 200 g karota të grira imët
• 75 g rrush i thatë
• 25 g arrë kokos e grirë
Përbërësit për pjesën e sipërme:
• 50 g gjalpë
• 150 g krem bulmeti
• 40 g kristale sheqeri
• lajthia të copëtuara
Tjetër:
• Tavë e rrumbullakët për pjekje me
diametër 22 cm, e lyer me yndyrë
Metoda:
Përzieni vajin e lulediellit, sheqerin kaf,
vezët dhe shurupin. Hidhni pjesën e
mbetur të përbërësve në masë. Hidheni
përzierjen në tavën e lyer me yndyrë.
• Koha në pajisje (min): 55
• Pozicioni i raftit: 3
Pas pjekjes:
Përzieni gjalpin, kremin e bulmetit dhe
kristalet e sheqerit (nëse është e
nevojshme, shtoni pak qumësht për ta
bërë më të butë për t'u përhapur).
Shpërndajeni masën mbi kek pasi të jetë
ftohur dhe hidhni sipër copëzat e lajthive.
7.5 Kek me qumështor:
Përbërësit për pjesën e poshtme:
www.aeg.com16
Comentários a estes Manuais