AEG BS836680HM Livro de Receitas Página 13

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 32
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 12
6. PICA DHE QUICHE
6.1 Pica:
Për 4 veta.
Përbërësit për brumin:
14 g maja birre
200 ml ujë
300 g miell
3 g kripë
1 lugë gjelle vaj
Përbërësit për pjesën e sipërme:
½ kuti e vogël konserve domatesh, të
grira (200 g)
200 g djathë, i grirë
100 g sallam
100 g proshutë e butë
150 g kërpudha (konservash)
150 g djathë i butë
rigon
Tjetër:
Tavë për pjekje, e lyer me yndyrë
Metoda:
Shkërmoqeni majanë e birrës në një tas
dhe treteni në ujë. Hidhni mbi të miellin
të përzier me kripën dhe vajin. Përziejini
përbërësit derisa të krijohet një masë e
punueshme brumi që nuk ngjitet në tas.
Pas kësaj, lëreni brumin në një vend të
ngrohtë që të vijë, derisa të jetë dyfishuar
në masë. Hapeni brumin mbi një tavë
pjekjeje, dhe shpojeni fundin me një
pirun. Vendosni sipas radhës përbërësit
për shtresën e sipërme sipër brumit.
Koha në pajisje (min): 25
Pozicioni i raftit: 1
6.2 Pite me qepë:
Për 4-6 veta.
Përbërësit për brumin:
300 g miell
20 g maja birre
125 ml qumësht
1 vezë
50 g gjalpë
3 g kripë
Përbërësit për pjesën e sipërme:
750 g qepë
250 g pastërma derri
3 vezë
250 g krem gatimi
125 ml qumësht
1 lugë kafeje kripë
½ luge kafeje piper i bluar
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierjeje dhe
krijoni një boshllëk në qendër. Priteni
majanë, vëreni tek hapësira, përzieni
qumështin me pak miell nga anët. Hidhni
pak miell sipër, lëreni të vijë në një vend
të ngrohtë deri sa mielli i spërkatur mbi
brumë të tregojë të çara. Hidhni vezën
dhe gjalpin në anë të miellit. Të gjithë
përbërësit përziejini në një masë brumi
me maja. Lëreni brumin në një vend të
ngrohtë që të vijë derisa të jetë dyfishuar
në masë. Ndërkohë, qëroni dhe pritini
qepët në katër pjesë, dhe më pas pritini
hollë. Pritni pastërmanë në kubikë të
vegjël dhe gatuajeni lehtë me qepët pa e
skuqur shumë. Lëreni që të ftohet.
Hapeni brumin dhe vendoseni atë në
tavën e lyer të pjekjes, shpojeni fundin
me një pirun dhe ngjishini anët për lart.
Lëreni brumin që të vijë përsëri. Përzieni
së bashku vezët, kremin e gatimit,
qumështin, kripën dhe piperin. Hapini
qepët e ftohura dhe pastërmanë në
bazën e brumit. Hidheni përzierjen mbi të
gjithë brumin dhe hapeni në mënyrë të
njëtrajtshme.
Koha në pajisje (min): 45
Pozicioni i raftit: 1
6.3 Quiche Lorraine:
Për 2-4 veta.
Përbërësit për brumin:
200 g miell
2 vezë
100 g gjalpë
½ lugë kafeje kripë
pak piper
pak arrë moskat
Përbërësit për pjesën e sipërme:
150 g djathë i grirë
200 g proshutë e butë ose pastërma
pa dhjamë
2 vezë
250 g salcë kosi
kripë, piper dhe arrë moskat
Tjetër:
SHQIP 13
Vista de página 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 31 32

Comentários a estes Manuais

Sem comentários