• = Cikli i tharjes është në
temperaturë të reduktuar
• = Artikulli nuk mund të thahet.
13.9 Kohëzgjatja e ciklit të
tharjes
Koha e tharjes mund të ndryshojë në
varësi të:
• shpejtësisë së shtrydhjes
përfundimtare
• nivelit të tharjes
• llojit të rrobave
• peshës së ngarkesës
13.10 Tharje shtesë
Nëse rrobat janë ende të njoma në
përfundim të programit të tharjes,
zgjidhni sërish një cikël të shkurtër
tharjeje.
PARALAJMËRIM!
Për të shmangur
rrudhosjen e rrobave ose
hyrjen në ujë të veshjeve
mos i thani më shumë se
ç'duhet.
13.11 Këshilla të
përgjithshme
Shikoni tabelën "Programet e tharjes" për
të gjetur kohën mesatare të tharjes.
Përvoja do t'ju ndihmojë të thani rrobat
në mënyrë më të saktë. Mbani shënim
kohëzgjatjen e tharjes për ciklet që keni
realizuar më parë.
Për të shmangur shkarkimin statik në
përfundim të ciklit të tharjes:
1. Përdorni zbutës rrobash në ciklin e
larjes.
2. Përdorni zbutës të veçantë për
tharësit.
Kur programi i tharjes ka përfunduar,
hiqni rrobat brenda një kohe të shkurtër.
14. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
14.1 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të
ngrohtë dhe sapun. Thajini plotësisht të
gjitha sipërfaqet.
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës
boje ose produkte kimike.
14.2 Zbutja e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni produkt zbutjeje uji për lavatriçe.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
parandaluar çmërsin dhe grimcat e
ndryshkut.
Për heqjen e grimcave të ndryshkut,
përdorni vetëm produkte speciale për
lavatriçe. Bëjeni këtë veç procesit të
larjes së rrobave.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
14.3 Larja e mirëmbajtjes
Me programet me temperaturë të ulët
është e mundur që në kazan të mbetet
pak detergjent. Kryeni një larje
mirëmbajtjeje rregullisht. Për të bërë
këtë:
• Nxirrni rrobat nga kazani.
• Vendoseni programin e të
pambuktave me temperaturën më të
lartë, me një sasi të vogël detergjenti.
SHQIP 29
Comentários a estes Manuais