AEG KSK792220M Livro de Receitas Página 10

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 32
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 9
200 g salmon i freskët, në copa
katrore
200 g sharrmak Nili, në copa katrore
150 g karkaleca deti
150 g mish midhjeje
kripë, piper
Përbërësit për salcën beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
1 pako kaneloni
50g djathë, i grirë
150 g djathë, i grirë
40 g gjalpë
Metoda:
Hidhni qepët e grira dhe gjalpin në një
tenxhere dhe skuqini derisa të bëhen
transparente. Shtoni spinaq të grirë dhe
lëreni në zjarr për pak kohë. Shtoni
kremin e gatimit, përziejeni dhe pastaj
lëreni të ftohet.
Ndërkohë përgatisni salcën e
beshamelit: Shkrini gjalpin në një enë,
shtoni miellin dhe skuqeni deri sa të
bëhet ngjyrë të verdhë duke e trazuar
vazhdimisht. Shtoni qumështin ngadalë,
duke e përzier vazhdimisht. Hidhini
beshamelit kripë, piper dhe arrë moskati
dhe lëreni të ziejë të zbuluar për rreth 10
minuta.
Hidhni te spinaqi i ftohur salmonin,
sharrmakun, karkalecat, midhjet, kripën e
piperin dhe përziejini të gjitha bashkë.
Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një tavë
pjekjeje me kënde të drejta.
Mbushini kanelonat me përzierjen e
spinaqit dhe vendosini në tavën e
pjekjes. Hidhni salcë beshameli midis
çdo radhe të roleve me kaneloni. Në fund
duhet që të vendoset një shtresë salcë
beshameli e shtruar me djathë. Pjesën e
mbetur të gjalpit vëreni në copa të vogla
mbi gatesë.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 1
5.3 Pasta Gratin
Përbërësit:
1 litër ujë
kripë
250 g taljatele
250 g proshutë e butë
20 g gjalpë
1 tufë majdanoz
1 qepë
100 g gjalpë
1 vezë
250 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
50 g parmixhano të grirë
Metoda:
Lëreni ujin të ziejë me pak kripë. Hidhni
taljatelet në ujin e vluar me kripë dhe
lëreni të ziejnë për rreth 12 minuta.
Pastaj kullojini.
Prisni proshutën në copa.
Ngrohni gjalpin në një tigan.
Grini majdanozin edhe qepët. Skuqini në
tigan.
Lyejeni një tavë pjekjeje me pak gjalpë.
Përzieni taljatelet, proshutën dhe
majdanozin dhe qepët e kaurdisura dhe
vërini në enë.
Përzieni vezën me qumështin dhe
shtojini kripë, piper dhe arrë moskati dhe
pastaj hidheni tek përzierja e
makaronave. Pastaj hidhni parmixhanon
mbi gatesë.
Koha në pajisje: 40 minuta
Pozicioni i raftit: 1
5.4 Musaka (për 10 persona)
Përbërësit:
1 qepë e grirë
vaj ulliri
1,5 kg mish i grirë
1 kavanoz me domate të grira (400 g)
50 g djathë i grirë
4 lugë gjelle me thërrime buke
kripë dhe piper
kanellë
1 kg patate
1,5 kg patëllxhanë
gjalpë për të skuqur
Përbërësit për salcën beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
www.aeg.com10
Vista de página 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 31 32

Comentários a estes Manuais

Sem comentários