AEG BS731470HM Livro de Receitas Página 6

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 12
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 5
tjetër. Fundi duhet mbuluar deri në
masën 10 - 20 mm. Mbulojeni me kapak.
Pozicioni i raftit: 2
1.17 Pulë e plotë
Cilësimet:
Pesha automatike. Kufiri i vendosjes së
peshës midis 900 dhe 2.100 g.
Metoda:
Vendoseni pulën në një enë që i reziston
të nxehtit dhe hidhini erëza sipas
dëshirës. Pas 30 minutash kthejeni
mishin. Në ekran shfaqet një kujtues.
Pozicioni i raftit: 2
Koha në pajisje: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 2
1.18 Pica
Përbërësit për brumin:
14 g maja birre
200 ml ujë
300 g miell
3 g kripë
1 lugë gjelle vaj
Përbërësit për pjesën e sipërme:
1/2 kuti e vogël konserve domatesh,
të grira (200 g)
200 g djathë, i grirë
100 g sallam
100 g proshutë e butë
150 g kërpudha (konservash)
150 g djathë i butë
rigon
Tjetër:
Tavë për pjekje, e lyer me yndyrë
Metoda:
Shkërmoqeni majanë e birrës në një tas
dhe treteni në ujë. Hidhni mbi të miellin
të përzier me kripën dhe vajin.
Përziejini përbërësit derisa të krijohet një
masë e punueshme brumi që nuk ngjitet
në tas. Pas kësaj, lëreni brumin në një
vend të ngrohtë që të vijë, derisa të jetë
dyfishuar në masë.
Hapeni brumin mbi një tavë pjekjeje, dhe
shpojeni fundin me një pirun.
Vendosni sipas radhës përbërësit për
shtresën e sipërme sipër brumit.
Koha në pajisje: 25 minuta
Pozicioni i raftit: 2
1.19 Quiche Lorraine
Përbërësit për brumin:
200 g miell
2 vezë
100 g gjalpë
1/2 lugë kafeje kripë
pak piper
pak arrë moskat
Përbërësit për pjesën e sipërme:
150 g djathë i grirë
200 g proshutë e butë ose pastërma
pa dhjamë
2 vezë
250 g salcë kosi
kripë, piper dhe arrë moskat
Tjetër:
Tava e zezë pjekjeje, e lyer me
yndyrë, me diametër 28 cm
Metoda:
Miellin, gjalpin, vezët dhe erëzat hidhini
në një tas dhe përziejini derisa të
formohet një brumë i njëtrajtshëm. Futeni
masën e brumit në frigorifer për disa orë.
Në fund shtroni brumin dhe vendoseni në
një tavë të zezë për pjekje të lyer nga
poshtë me yndyrë. Shpojeni fundin me
një pirun.
Shpërndani mbi brumë copat e
pastërmasë.
Për të përgatitur mbushjen, përzieni së
bashku vezët, ajkën dhe erëzat. Më pas
shtoni djathin.
Hidheni mbushjen sipër pastërmasë.
Koha në pajisje: 40 minuta
Pozicioni i raftit: 2
1.20 Ëmbëlsirë me limon
Përbërësit për përzierjen:
250 g gjalpë
200 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
1 pisk kripë
4 vezë
150 g miell
150 g miell misri
1 lugë kafeje të rrafshët sodë buke
www.aeg.com6
Vista de página 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Comentários a estes Manuais

Sem comentários