
Përpara se të shtypni
butonin Start/Pause për të
startuar pajisjen, ju mund të
anuloni ose ndryshoni
vendosjen e shtyrjes së
programit.
10.9 Anulimi i shtyrjes së
programit
Për të anuluar shtyrjen e programit:
1. Shtypni butonin Start/Pause për ta
caktuar pajisjen në pauzë.
Treguesi përkatës pulson.
2. Shtypni vazhdimisht butonin Delay
Start derisa ekrani të tregojë .
3. Shtypni sërish butonin Start/Pause
për ta nisur programin menjëherë.
10.10 Ndërprerja e programit
dhe ndryshimi i një opsioni
Ju mund të ndryshoni vetëm disa
opsione përpara se të vihen në punë.
1. Shtypni butonin Start/Pause.
Treguesi përkatës pulson.
2. Ndryshoni opsionin e vendosur.
3. Shtypni butonin Start/Pause sërish.
Programi vazhdon.
10.11 Anulimi i një programi
në funksionim
1. Shtypni butonin On/Off për të anuluar
programin dhe për të çaktivizuar
pajisjen.
2. Shtypni butonin On/Off sërish për të
aktivizuar pajisjen.
Tashmë mund të vendosni një program
të ri larjeje.
Përpara nisjes së një
programi të ri, pajisja mund
të shkarkojë ujin. Në këtë
rast, sigurohuni që në
ndarjen e detergjentit të ketë
ende detergjent, nëse jo,
mbusheni sërish me
detergjent.
10.12 Hapja e derës
Nëse temperatura dhe niveli
i ujit në kazan janë shumë të
larta dhe/ose kazani
vazhdon të rrotullohet, ju nuk
mund ta hapni derën.
Kur një program ose shtyrje programi
është në punë, dera e pajisjes është e
kyçur.
1. Shtypni butonin Start/Pause.
Në ekran fiket treguesi përkatës i
bllokimit të derës.
2. Hapni derën e pajisjes.
3. Mbyllni derën dhe shtypni butonin
Start/Pause.
Vazhdon programi ose shtyrja e
programit.
10.13 Fundi i ciklit
Kur programi të ketë përfunduar, pajisja
fiket automatikisht. Bie sinjali akustik
(nëse është aktiv).
Në ekran ndizet dhe treguesi i derës
së kyçur fiket.
Treguesi i butonit Start/Pause fiket.
1. Shtypni butonin On/Off për të
çaktivizuar pajisjen.
Pesë minuta pas përfundimit të
programit, funksioni i kursimit të
energjisë e çaktivizon automatikisht
pajisjen.
Kur e aktivizoni pajisjen
përsëri, ekrani tregon fundin
e programit të fundit të
vendosur. Rrotullojeni
çelësin e programit për të
vendosur një cikël të ri.
2. Nxirrni rrobat nga pajisja.
3. Sigurohuni që kazani të jetë bosh.
4. Mbajeni derën paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe aromat e
pakëndshme
10.14 Shkarkimi i ujit pas
përfundimit të ciklit
Programi i larjes ka përfunduar, por ka
ende ujë në kazan:
SHQIP 17
Comentários a estes Manuais