Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të
tokëzuar të instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit ose një elektricist
për ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
• Mos i lini kabllot që të prekin derën e
pajisjes, veçanërisht kur dera është e
nxehtë.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me
korrent dhe të izoluara duhet të
shtrëngohet në mënyrë të tillë që të
mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese:
çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në
tokëzim dhe kontaktorë.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një
pajisje instaluese e cila ju lejon të
shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike
në të gjitha polet. Pajisja instaluese
duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
2.2 Përdorimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, djegiesh ose
goditjeje elektrike ose
shpërthimi.
• Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit nuk janë
të bllokuara.
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
• Çaktivizojeni pajisjen pas çdo
përdorimi.
• Tregoni kujdes kur hapni derën e
pajisjes ndërkohë që ajo është në
punë. Mund të çlirohet ajër i nxehtë.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos ushtroni presion mbi derën e
hapur.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të ruajtur sende.
• Mbajeni gjithmonë të mbyllur derën e
pajisjes kur pajisja është në punë.
• Hapeni me kujdes derën e pajisjes.
Përdorimi i përbërësve me alkool
mund të krijoj një përzierje alkooli dhe
ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjer në kontakt
me shkëndija apo flakë të hapura kur
hapni derën.
• Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtime ose
çngjyrime të smaltit:
– mos vendosni enë furre ose objekte
të tjera direkt në fundin e pajisjes.
– mos fusni letër alumini direkt në
pjesën e poshtme të pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në
pajisjen e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
• Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes. Ai nuk
konsiderohet defekt në kuptimin e
ligjit për garancinë.
• Përdorni një tigan të thellë për kek të
njomë. Lëngjet e frutave shkaktojnë
njolla që mund të jenë të përhershme.
Gatimi me avull
PARALAJMËRIM
Mund të digjeni dhe të dëmtoni
pajisjen.
SHQIP 5
Comentários a estes Manuais